Anita Hoxha, Albania

4030847263?profile=RESIZE_710x

 

Netë kujtimesh...

 

Shtëpinë e prindërve shita,kohë mē parë

S’ju duhet më, mendiva, ata kanë migriar...

Mes kujtimesh ngriva e shkreta, në të qarë,

Ç’trishtim pēr fëmijët, me prinder të larguar !

 

Shtëpinë e vjetër e shita, t’iu bleja një të re,

Kur tē kthehën, tē lumtur të jetojnē, mendova...

Çelësat, ua dhashë pronatēve tē rinjë, atje :

- Paq fat, mē uruan, ta gëzoni, une ju urova !

 

Pak ditë kaluan dhe telefoni me zgjoi, në mesnatë...

-Të na falësh, dēgjoj, dhe unë mbeta e habitur..!

Pronari i shtëpisē, më thotë, se: - Këtu çdo natë,

Një vajzë e vogël qanë, si prej gjumi ngritur !

 

Ndoshta, fëmijeria ime, mendova nje moment,

Vitet e mia janë, që kanë mbetur aty ngujuar..!

Sa shumë kujtime, që therrasin nga ajo jetë,

Dhe sa mall,për prindërit, qe larg kanë shkuar !

 

Nxitova drejt shtëpisë sē prindërve, në errësirē,

- Lekët po ua kthej, miqtë e mij, mē duhet shtēpia...

Ajo vajza e vogël, që qanë çdo natë, jam unë

E hapat që dëgjoni janë vellai e motrat e mia..!

 

Ndaj shtëpisë së prindërve jo, s’behet mekat !

Unë, kurrë më kësaj jete, askujt s’do t’ia shes.

Fëmijeria ime endet dhomave, posht e lart...

Sa herë të më marrë malli, atje do ta thërres !

 

 

Motrës time!

 

 

Ulur jam në shkallët e drunjëta të shtëpisë

Me sy përcjellë hënën, që fshihet dritareve,

Vjeshta këndon me gjethe rreth e rreth avllisë,

Një këngë të trishtë,si kënga e marinarëve...

 

A të kujtohet motër, ajo koha e bukur më parë,

Ajo dallëndyshja që nisej larg, larg në fluturim..?

Që fluturonte reve, me zogjë të tjerë, pa u ndarë,

Syve të saj ruante portretin tënd, portretin tim !

 

A i mban mend xixillonjat, at fillim pranëvere...

Ato dritëza të vogla, kudo kopshtit shpërndarë !

Ti doje duarëve ti shtrëngoje, vrapoje si të ishe erë...

Me lotë qeshte dhe hëna, si me argjend e larë !

 

Këtë libër kujtimesh, e hapa këtë natë...

Ti erdhe nga mërgimi motër, do nisesh përsëri,

Sirtarit të vjetër ruaj një kukull, bërë me lis të thatë...

Sa herë për ty më merr malli , i flas si të jesh ti !

 

Do kthehesh motër, në vendin tënd, përsëri...

Në shkallët e drunjta do të pres, si çdo mot

Do qeshim me kukullën e drunjtë, unë e ti...

Dhe të voglat xixëllonja, që si kapnim dot !

 

 

Mikja ime !

 

 

Këtë fillim pranvere, u takuam përsëri

Nuk kishte më inate, me vite ishin shuar...

Kujtuam ditët e bukura, kur ishim fëmijë

Dhe fushën e vogël, me luledele mbuluar.

 

Kujtuam lumin, kur frynte ajo erë e lehtë,

Ato pemët e ullirtë, që ishin përqark,

Ndërtonim varka letre, sikur të ishte det,

I mbushnim me ëndrrat tona, t’i çonim larg !

 

Atë, ditë e mban mend, kur pamë dallëndyshen e parë,

Nga gëzimi, fluturuam, tham : - Erdhi pranvera !

Dhe kërkuam per manushaqën, nga dimri i tharë,

E për atë folenë në ballkon, ku kthehen ngahera...

 

Ku prisnim perëndimin e diellit, deri vonë...

Kur ditët tona vraponin, sikur të ishin një lojë !

Unë, netëve të mia, sjellë ndër mend gjithmonë,

Sa u lumturuam të dya, kur pam një xixillonjë !

 

Pranverat tona, mikja ime, kanë mbetur larg,

Ajo fusha me luledele, nuk është atje më ...

Një ditë mbiu papritur, një pallat i madhë...

Ato luledelet u shtypën. nga ne s’mbeti asgjë ,

 

- Mos kërko më kot, o mike, këtë pranverë !

Gjurmë të fëmijërisë, sdo gjesh askund !

Ka mbetur vetëm ai lumi, ku fryn mbi të një erë,

Ato varkat, mbushur ëndrra, akoma i përkundë !

 

 

Mos kerko

 

 

Mos kërko, të kthehemi bashk, përsëri

Vite me radhë luajtem të dy at lojë,

Unë betohesha për Zot e Perëndi...

Si ti askush, s’mundet të më dojë !

 

Por atëherë dashuria ishte e verbër,

Përqafimit tënd sa e bukur dukej bota..

Nga turpi puthje vizatoja, t’i nisja në letër,

Të dua të shkruaja, përjetësisht e jotja !

 

Mos kërko, të kthehemi bashk, përsëri !

Një përrallë, që vetes ja kam treguar gjat...

Flokët më janë thinjur, as ti nuk je më i ri,

Zjarrin që shuan koha, vështirë të ndizet prapë !

Ca grimca vajzërie, kanë mbetur tek unë,

Buzëqeshja që të ç’mendëte, është akull e ftohtë !

Dritareve për ty smendohem e pa gjumë...

Ndonjeherë ndarjet vijne bukur ne kete bote!..

 

 

Endërroja!

 

 

Sa herë, kur isha fëmijë, ëndrroja..

Të kisha një të madhe e të bukur shtëpi !

Me duart e vogla, një curril uji mbuloja,

Që rridhte tavanit si një etyd, si melodi...

 

Çfarë binte jasht, hynte tek ne brënda,

Sa herë më flladiste era, në gjumë rënë !

Një shtëpi e bukur më shfaqej në ëndrra...

E hëna sikur në supin tim, kokën kishte vënë !

 

Sa herë ëndërrova atëherë, si për çudi

Sikur botën shtrëngoja duarëve të mia..!

Më vinte ëndrrave një e bukur shtëpi

Qiell i pa fund blu,ishte për ne çatia !

 

Ndryshoi koha, unë u rrita, nuk mbeta fëmi

Në një shtëpi të madhe jetën ndërtova,

Nje ditë më mori malli për rrekëzën mbi çati,

Mbylla sytë,në kujtimet e largëta fluturova !

 

4030852188?profile=RESIZE_710x

E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara

Cometarii

This reply was deleted.