Asllan Miftari, Albania

4021555876?profile=RESIZE_710x

Asllan Miftari is a poet from Albania! He has published several poetry books!  He is a member of many prestigious world literary unions! He is the winner of many literary awards in his country and many world awards!

 

MOS E VRISNI DASHURINË..!
DON'T KILL THE LOVE...!

Më vrave moj dorë gjakatare
Më këpute në mes të rinisë
Njeri pervers,
                     i pa shpirt,
                                        tinëzar e mizor
Për mua dhe qielli do derdh lot
Zotit do t'i them të hakmerret
I qetë ti,të mos prehesh
As dhe në të përtejmen botë!

Dashuria është ngrohtësi
Nuk blihet,as nuk shitet me para
Gërshetim i thellë ndjenjash
Pronë të veten,askush nuk e ka!

Unë lule në rritje isha
Ti me këpute në pabesi
Kujtove se zemrën më rrëmbeve
Me të egrën mesjetare
                                  të famëshmen xhelozi!

Me mall po largohem nga kjo botë
E etur,
          e përvëluar, për babë e nënë
Për shoke e shoqe
Për fëmijën tmerrësisht të trishtuar
S'ka rreze dielli
                            që lotët i'a thanë!

Ejani!
Ejani ju o qyqe
Para kohe, të ardhura nga migrimi
Këndoni dhe vajtoni pa u ndalur mbi varrin tim
Atij që këput dhe vret dashuri i thoni
Ti meriton të Zotit mallkim!

Zbrisni engjuj nga qielli
Zbrisni,zbrisni shponi retë
Po këputen,po vriten,po ikin
                                  të pafajshme dashuri
Nga kjo e bukur jetë!

Mbi varrin tim
Lot trishtimi,mallëngjimi do të derdhen
Mbi rrjedhën e njomëzen e tyre
Trëndafilë të kuq,lule do të mbijnë
Mbi varrin tënd kur të kalojnë
Të gjithë do të thonë..! Gjakatar i pa besë..!
Këpute një lule në rritje
Urrejtjen e Perëndisë ti meriton!

 

KU JE FSHEHUR DASHURI

 

Dashuri,ku je tretur shpirti im...
Me plot mall po të kërkoj..
A thua flakë kashte ish lidhja jonë
A mos dikush na mallkoj!

Po të kërkoj nëpër errësira...
Me qirinj ndezur të largohet nata..
Po ku je fshehur jeta ime..?!
A mos moj dashuria u shua shpejt...
Ëndërra jonë u bë copë e thërrime...?!

Po pres me etje zërin tuaj
Të thuash dhe një te vetme fjalë
Mos më brengos moj jeta ime..
Se ishte dashuri me shikim të parë!

Dil perballë jeta ime..
Eja me jep një shpuzë shpresë
Ku je fshehur aman shpirti im!
Zemra rrënkon me dënesë!

Ku je futur zemra ime
As më thua të vetmen fjalë
Përse shpejt u shua dashuria
Deri dje moj më thirrje lalë!

Deri dje ti me thoje...
Eja lalë më përçafo
Eja afrohu shpirti im
Zemrën time ti e ngroh!

Ku je futur jeta ime..
Po të kërkoj pa fund pa shpresë
Eja ç'faqu zemra ime
Eja ndjenjat na i ndez!

Ku je fshehur dashuria ime
Ku je futur moj e uruar
Dil moj eja më ndez shpresën
Dashurinë Zoti e ka bekuar!

Mos rri strukur dashuria ime
Eja ndjenjat na i ndez
Eja moj të puthë dorën
Njerëzimit ti percjellim dashuri e shpresë!

 

KISHA ËNDËRRUAR....
I HAD DREAMED...     

                             

Shumë kisha ëndërruar të bëhesha poet
Poet që vargjet të buronin nga shpirti im
Poet që kur të hidhja vargje në letër
Lexuesi ti lexonte me plot mallëngjim

Poet me vargje shpirtërore
Me vargje që rriten mbrenda kopshtit tim
Me vargje të matura...e jo me nxitim
Vargje me rrënjë e plot botë-kuptim

Vargje që burojnë nga shpirti vetë
Vargje që mos të vinin nga diku gjetkë
Vargje që burojnë,jo nga google translate
Vargje që kurrë koha mos i tretë

Vargje që të mos mbjellin armiqësi
Vargje që lindin gjithmonë miqësi
Vargje që shperthejnë në çiltërsi
Vargje që të mos ndjellin xheloxi

Vargje që të godasin në shenjë
Vargje si frutat e më të bukurës pemë
Vargje që shpërthejnë si lule kur vjen prilli
Vargje që vijnë me këngë,prej zë bilbili

Poet që vargu të mos injektonte dhimbje
Vargu të ishte melhem në shoqëri
Poet që vargu të shëronte plagë të thella
Poet që përcjell ndjenjë shpirtërore e mirësi...

Poet që vargjet të mos vrisnin nga larg
Vargje që dhe kritika të ketë një prag
Vargje që të mos godisnin në lot
Poet i vargut të mendimit,
Askush i përkryer në këtë botë....



              
                       

E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara