Kimete Osmani Beqiri, Kosovo

3855467760?profile=RESIZE_710x

U lind në qytetin e bukur të Minatorëve dhe vatrën e talentëve të muzikës në veçanti - Mitrovicë - Kosovë më 09 Tetor 1982.
Në vendlindje e kreu shkollimin fillor SHFMU "Abdullah Shabani" dhe Gjimnazin "Frang Bardhi".
Kurse studimet i mbaroi në Fakultetin Juridik në Univeristetin e Prishtinës.
Praktikën si juriste e vijoi në Mitrovicë për 9-të muaj.
Rrjedh nga një familje atdhetare.
Është e martuar, ka një vajzë dhe një djalë.

Është autore e dy vëllimeve me poezi:
- "Babait tim..." Shtëpia Botuese "Rugova Art" Dhjetor 2014 Prishtinë;
- "Kur dashurojmë..." Shtëpia Botuese "Rugova Art" Dhjetor 2014 Prishtinë.

Është bërë mike me poezinë që nga vegjëlia, ka filluar të shkruaj që në bankat shkollore duke vazhduar edhe me autore tekstesh:
- Tekstin e këngës "Me ty jetoj"
Kënduar nga talentja e rrallë në piano Risa Çitaku në Festivalin e Këngëve për Fëmijë "Cicërrimat Buzë Ibrit" më 27 Dhjetor 2016 në Mitrovicë, me
ç'rast u shpërblye më çmimin e dytë;
- Tekstin e këngës "C'est la vie"
Kënduar nga talentja e shkëlqyer Rumejsa Peci në Festivalin "Cicërrimat Buzë Ibrit" më 27 Dhjetor 2018 në Mitrovicë, e cila u shpërblye me çmimin "Cicërrrima e artë".

Me poezinë "Mitrovica ime" mori pjesë në Manifestimin "Malli Poetik i Kosovës" në vitin 2015.
Me poezinë "Dëshmor i Kombit" është pjesë e Antologjisë "NJË KRISMË PUSHKE PËR LIRI" kushtuar poetit, profesorit, dëshmorit Selim Berisha, Shkurt 2019 Prishtinë.
Me poezitë:"Lamtumirë nuk të thash", "Babai im" dhe "Inspirimi" merr pjesë në FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË në Boras "SOFRA POETIKE 2020" (dituria.se)
Me pozinë: "Komandant Zahir (Qerim) Pajaziti" është pjesë e Revistës Shqiptare "ALBANIA SHQIPËRI NATYRALE -1-" nga grup autorësh.

Poezitë e ndryshme herë pas here botohën në gazeta e revista të ndryshme nga përzgjedhja e gazetarëve - drejtuesëve të tyre:
- DRITARJAONLINE.NET
- DRITARE.INFO si dhe
- POLITOLOGJIA.COM

Është anëtare e:

 - WORLD LITERATURE ACADEMY
 - UNIONI GLOBAL I POETËVE SHQIPTAR TË POEZISË
 - MUZA POETIKE "Albert Jaçe"

Ndër poezitë më të lexuara në faqën e saj: Kimete Osmani Beqiri Autore tekstesh, poete mund t'i veçojmë:
- "Drita e syve"
- "Pse"
- "Më mungon babi".

Veprimatrinë krijuese me poezi, thënie dhe tekste këngësh e ushtron në Bordeaux të Francës.

 

 Varg pas vargu...

 

 Pasuri shpirtërore
 Më me dashuri prore
 Varg pas vargu, thellësisht
 Imagjinata, fjalë zemre, përzemërsisht.

 I gëzohem çdo dite që agon
 Fjala magjike, n’zemër depërton
 I’u jam mirënjohëse përzemërsisht
 Qofshitë t’bekuar përjetësisht.

 Lexoj, rilexoj me përzemërsi
 Falenderoj Zotin, n’veçanti
 Dashuria mbizotëroftë përherë
 Dhimbjën e arsyeton loti çdo herë.

 Jetoj me krijimtarinë e shkruar
 Poezia, zemrën ma ka kapluar
 Varg pas vargu, begatohem - mrekullohem
 Përherë do kem nderin, me përzemërsi të i’u falenderohem.

 


 Zemra ime...

 

 Dorëzimi ishte i lehtë
 U bënë vite, më duket si sot
 Seç më ndodhë shumëçka të harroj, vërtetë
 Rastësi e bekuar, s'të harrojmë dot.

 Simbolikisht, gjurmët i lenim
 Në çdo gjë, inspirimi nuk mungonte
 Me dy duar, një zemër mbanim
 Me nostalgji dashurie, kujtojmë sonte.

 Përvjetori i dashurisë
 Botërisht, njëzëri pohuam
 Atëherë, sot dhe në vazhdimësinë e përditshmërisë
 Me krenari, njëri - tjetrin e duam.

 Fotografitë shoqërojnë kujtimin
 Disa të tilla, do t'i kemi dhe sot
 "Zemra ime" do ta kenë mbishkrimin
 Premtimet, asnjëherë nuk i bëjmë kot.

3855468524?profile=RESIZE_710x

 

E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara