MARJETA MUSARAJ (HAMATAJ), Albania

 

 3856948050?profile=RESIZE_710x

- Një poete e madhe Lindi më 3 korrik 1968 në Vlorë. Ka kryer studimet në fakultetin Histori Filologji, dega Letërsi. Është nga një qytet bregdetar i Shqipërisë, Vlora dhe prej vitesh, si shumë të tjerë, është në mërgim, në Itali. Prej shumë kohësh shkruan poezi dhe prozë, tregime të shkurtëra, duke trajtuar tema të ndryshme e në këndvështrime të ndryshme. Në krijimtarinë artistike, ajo spikat me zhanrin e poezisë. Ashtu siç shprehet vet poetja: "Poezia është bërë pjesë e shpirtit tim. Sa herë rri e meditoj me krahët e frymëzimit fluturoj mbi vendlindje dhe mbi Vlorë dhe përqafoj njerëzit e mi të dashur, prindërit dhe miqtë, shoqet dhe gjithë ata që kam njohur në rrugët e jetës. Më shumë se poezi, vargjet e mia dalin thellë nga shpirti për t'i kënduar jetës shqiptare, njerëzve dhe fatit dramatik të kohëve të sotme, nëpër udhët e emigracionit dhe nëpër Atdhe. Ato janë një buqetë e freskët dashurie për njerezit." Poetja, ashtu siç shikon me syrin e mprehtë të një artisti perspektivën me dashuri për jetën e me një mjeshteri poetike, ashtu do të lejojë ndërhyrjen në vite duke i dhuruar lexuesit shqiptar, deri tani 8 vëllime të bukur e me nivel të lartë artistik: Në mes të hiçit Shpresa, shërbimi i mban gjallë - 2008. Si zogjtë në shtegtim - 2009 Loti i mallit u bë det - 2010 Petalet e zemrës - 201 Agimet blu - 2013 Shtrati i shpirtit - 2017 Kur ti mungon-2018 Poezia e saj ndiqet me interes nga mijëra lexues në Shqipëri e në botë. Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshëm si në Konkursin Ndërkombëtar "Habere Artem" që u zhvillua në Romë të Italisë, ku doli një nga finalistët e konkursit duke u nderuar me pergamenën përkatëse. Mori pjesë në Kampionnatin Europian të Poezisë 2020, të zhvilluar në Rumani nga poeti i propozuar për çmimin Nobël, Trandafir Simpetru, ku Edhe këtu është një ndër finalistet, etj. Ka marrë vlerësime të ndryshme në vendin e saj dhe është pjesëmarrëse, me poezitë e saj, në shumë antologji.

 

 

MENDITIM

 

 

Jashtë era ulërin si bishat,

E uritura, dimrave të sertë,

Qepenat kërkëllisin përplasjeve tërmeteve,

Makinat zëçjerrur rrugës uturijnë,

Suferina godet dritareve të brishta,

Unë ëndërroj,

Ta gëlltis qiellin e sterrosur,

Muzgun e kobshëm ta vras,

Të ndricoj yjet, hënën e plagosur,

Të lindi dita e re agimesh e purpurtë

Të shikoj të dashurit puthjesh qafosur!

Marjeta Musaraj (Hamataj)

 

 

ME DOGJE O NËNË

 

 

Më dogje o nënë, u shkriva në zjarr si kërcuri,

Ulem gjirit tënd, të ledhatoj me puthje,

Gjiri jot kullonte si uji nën zalle,

Burimi i shpirtit, ku njomënim buzën e tharë!

 

Sy çelur shikoj nga porta, kur vij për tek ty.

Kalandrat e shpirtit, më ndezin gjakun,

Oh, ky mall, që më treti si pika gurin,

Vi e qaj me ligje, kur ti uleshe pragut!

 

Vezullimi jot, i galantikave zhuritur,

 Ashkla drush, më hyn në poret e trupit,

Puth gurët e pragut, sofateve të luleve,

Ku duart e tua lyenin, me llakun e hënës gurët!

 

Flas me shpirtin tënd, natës mistike,

Fluturoj larg, mbi dhjetëra Galaktika,

Ku ti linde, dhe rrite, tetë drita,

Ku ti për jetën e fëmijëve, u faleshe Perëndive!

 

U prefsh në paqe o kapedania ime e shtrenjtë,

Mbush dy vjet e për pak ditë, o jeta ime o dritë.

Ohhh moj nënë, sa mall që kam,

Ma ke ndezur shpirtin flakë zjarr.

Marjeta Musaraj (Hamataj)

 

E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara

Cometarii

  • Një poet i madh nga Shqipëria, poema të bukura!
This reply was deleted.