VENETIKE CAKO (MIRAKA), Albania

3872080693?profile=RESIZE_710x

VENETIKE CAKO (MIRAKA)

është nga Berati, një qytet në

Shqipërinë e mesme, tani prej vitesh jeton e punon në Greqi.

Ka filluar të shkruaj poezi herët në jetën e saj. Në poezinë e saj

Ajo trajton tema te ndryshme sidomos nga jeta e mërgimit,

me të cilën është përballur dhe vet gjatë këtyre vitesh,

por trajton dhe tema te ndryshme nga rinia e saj të cilat i sjell

në retrospektiv me vargje te bukura e të punuara me kujdes e

plot ndjenje. Shkruan në vargje të rregullta, poezinë strofike

e të rimuar me rima të ndryshme,  por gjithashtu përdor shpesh

dhe vargjet e lira të cilët i punon bukur. Poezia e saj është një

 poezi plot ndjenjë që buron nga shpirti për momente e ngjarje

të përjetuara me syrin dhe ndjenjën e një poeti.

Ka marrë pjesë në konkurse te ndryshme ku i janë dhënë

vlerësime të kënaqshme.

Ka pregatitur dy vëllime me poezi nga të cilët njeri pritet të

dali së afërmi.

Poezia e saj është pritur me interes nga lexuesi dhe dashamires

të shumtë të poezisë që e ndjekin.

 

 

DY POEZI

 

 

THONË

 

 

Thonë se dhe dielli u zbeh,

Nga dhimbja mbeti rrezeshuar,

E vrau thirrja e një nëne,
Perëndisë lart drejtuar.


O bijë, humbur nëpër botë,
Vetmisë hallet mos ja shtoni,

Thonë diellin nxin ky lot,

Perëndisë çdo ditë kur lutet.

 

Lutet djemtë të kthehen prapë,

Dhimbja e nënës që të vret,

Kësaj dhimbjeje i fshihet vrap,

Edhe Dielli  nëpër retë.

 

Kthehuni bijë, pranë shtëpisë,

Dor'e nënës t'ju përkëdhel,

Si dikur t'ju nanurisë,

Të bëjë zemrën prapë të çel.

 

Kthehuni t'ju ndjej gëzimin,

Lutet shpesh me sytë në qiell,

Kthimi i tyre sot trishtimin,

Të ma laj siç lan një diell.

 

Thirrja e nënës qiellin çau,

Vetmisë djegur, përvëluar,

Thonë dhe dielli zu e qau,

Mbeti dhimbjes rrezeshuar.

 

 

MOS HARRONI!

 

 

Një lule të më mbillni.

Kur të vdes.

Nuk dua qarje e ngashërime,
po ju them: të më mbillni,
veç një lule margarite.

për vaditje mos mendoni

do ta rris me lotë gëzimi.

Se do jem e lirë, e qetë,

Larg çdo sherri e zemërimi.

 

Në më qani, do më zgjoni,
vuajtjet prapë do mi shtoni.

Lërmëni të prehem e qetë,

mos të shoh më pijanec,

Mos të shoh më lypësar,

mos të shoh sherr e shamatë.

Lërmëni të prehem e qetë.

 

Në atë botë ku do të shkoj,

do të kem me kë të flas,

Do kem shoqëri të mirë,

do kem zotin, perëndinë.

Do kem yjet lart në qiell,

Edhe hënën që më ndrin.

 

Prandaj miq, mos më qani,

hallet prap ju mos mi shtoni.

Po ju them mend ta mbani,

Sipër dheut që do hidhni,

lulen margarit më mbillni.

 

E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara