PESHKATARËT de Kujtim Hajdari, Albania

PESHKATARËT

 

11947164296?profile=RESIZE_400x

 
Në limanin që fle, të heshtura, në dremitje,
varka peshkatarësh përgjumen e presin,
si delet që mrizojnë në livadhet alpine,
me ninulla zanash që nga bjeshkët zbresin.
 
Peshkatarët mbrrijnë si nga krahë të legjendës,
Në orët e vona të natës, kur fle gjithshka,
akoma imazhi i fëmisë, gruas apo nënës,
dhe këtu, në detin e errët, ende s'i la,
 
I lanë gratë e fëmijët vetëm, të flenë,
shtrati i ngrohtë në ëndrra i çon e humbin,
fëmija trembet nga një ndeshje me peshkaqen,
gratë - kur s'i gjejnë në ëndrrat që i përkundin.
 
Por tregu nesër do të ketë peshk të freskët,
tryeza e drekës do të qesh si për festë,
aroma e mirë e furrës do të mbush shtëpinë,
gota e verës do të presë me sytë që ndrijnë.
 
Peshkaqeni do mbesi larg, n'ëndrrat e natës,
trishtimi i gruas, në sytë e peshkatarit,
do marrë tjera ngjyra dhe tingujt e serenatës,
pranë gotës së verës e flakës së zjarrit.
Voturi: 1
E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara

Cometarii

  • Felicitări !

This reply was deleted.