Poems by Tarana Turan Rahimli. Translated into albanian by Mehmet Rrema

  TERANE TURAN RAHIMLI (Azerbajxhan)

KËRKOJ NJË VARRE QË DUKE SI MUA

Unë po largohem, Zoti më bekoftë,
Lëreni këtë mall të përshtatet në jetën time.
Nuk gjeta fjalën për t'ju thënë,
Thuaj një fjalë, le të jetë një kujtim nga ne.

Unë nuk jam vetëm, pikëllimi gjithashtu më bën shoqëri,
Kur nuk ke askënd pranë,
Edhe një vdekje mund të jetë ngushëllim
Kur nuk ka mbetur asnjë adresë për të shkuar.

Nuk gjej vend, as nuk kam fuqi ta mbaj,
U lodha për shkak të qenies sime.
Që të më gjesh kur të më kërkosh,
Po kërkoj një varr që më ngjan mua.

 

MOS E HUMBNI JETËN

U ndava nga shkatërrimi im,
Unë shpëtova nga tmerri,
Nga dhoma e demonëve
Të kam përmendur ty o Zot.

U shndërrova në gur me durimin tim,
Shkrimet e mia i varrosa në dimër,
U ringjalla dhe prapë vdiqa,
Të falënderova përsëri o Zoti im.

Kam veshur armaturën e mirësisë,
Çdo hap godas të keqen,
U përkula vetëm para të vërtetës,
Shkova në rrugën e duhur, Zot.

Dhimbja më zgjodhi herët,
Mbjella shpresë, korra dhimbje.
Kalova telashet me ushtrinë e tij,
Unë kam mbaruar një mijë herë, Zot.

Mbajta pikëllim në shpërnguljen time,
Të gjitha madhësitë, të gjitha format.
Zjarr nga brenda flakës
Unë arrita në banesë, Zot.

Nuk i thashë asgjë murit,
Nuk fola me askënd,
Nuk e humba jetën kot
E ngrita fjalën, Zot.

Përkthyer shqip Mehmet Rrema

Voturi: 1
E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara

Cometarii

  • Admirație,Frumos !

This reply was deleted.