Poems by Delo Isufi (Albania)

Poems by Delo Isufi (Albania)

 

Delo Isufi

Poetët

Poetët nuk janë për pushtet,
Ata zhyten në muzë e letra,
Ata njohin botën e vërtetë,
S’pranojnë të jenë nën kthetra.

Ata janë si zogjtë shtegtarë,
E urrejnë kafazin e pushtetit,
Janë si bletët, mbledhin nektar,
Shpërfillin sundimin e mbretit.

Poetët nuk dinë të gënjejnë,
Nuk i njohin kupat e vrerit,
Kur në muzë ata shpërthejnë,
Me lule e qëndisin ylberin.

*Botuar ne librin “Vajza e manaferrave” viti 2019

Oak leaf

This old oak brings back memories,
And I longingly look at it again as before,
What trouble has it left in my heart,
What secret does it keeps and never open his mouth!?

Under its shadow, on the golden leaves,
We read verses and knit poems,
Our eyes spoke thousands of fiery words,
That day the whole forest envied us.

Unwittingly I hid a leaf in my chest,
She did not speak and laughed with all her heart,
Five of these I found when I went home,
But I don't know what happened to them, they lost me one day.

Yesterday for my birthday I received a letter,
An oak leaf was in it,
How longing the old memory stirred me,
And I took the road to find Her.

*Published, written in 1970, Vlora.

 

Çfarë dhurate t’i bëj vetes?!

(Dhurata paradhënie për datën 15 Korrik 2024)

Shumë dhurata kam marrë në vite,
Janë aq shumë por do veçoj disa,
Mora një nuse, shoqe edhe mike,
Dy bija të denja dhuratë m’i dha.

Mora edhe uratat e të ndjerës nënë,
Dashurinë e dy bijave mora peshqesh, 1)
Mora një copë qiell, një yll e një hënë,
Kur fluturoja si pilot në shi e rrebesh.

  • Mora ca vargje dhe i shtrova në sofër,
    U mundova që të flisja bukur në shqip,
    Mora rrudha në ball dhe borë për flokët,
    Mora dhe lavde me meritë e pa meritë

Tetëdhjetë vite i rrokullisa, jam i vjetër, 2)
Më pëlqen që të marr vetëm një dhuratë,
Të kem mendjen në vend e asgje tjetër,
Pastaj le të gremisem me të shumtit larg. 3)

1. Peshqesh – dhuratë
2. Rrokullis – bije tatëposhtë,, bije nga një lartësi
3. Gremis- shemb, rrëzoj, shkatërroj plotësisht.

 

 

Voturi: 0
E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara