Poezii de Violeta Kadriu, Kosovo

12335460082?profile=RESIZE_400x
 
KACAVJERRË
 
Athua çfarë do t’ na sjellë
ky rrebesh me shi,
athua çfarë do t’ na mbijë dielli,
sivjet në këtë Tokë,
të gjithë po rrimë kacavjerrë,
duke shpresuar, tmerruar, si lubi,
çfarë do t’na sjellë kjo e re
"Virus njerëzish e virusesh Epokë"?!
 
 
MOS E BËN ORËN ME TIMEN
 
 
Mos e bën orën me timen
nëse s'të rrah zemra si mua,
nëse të vërtetën gjithmonë s'e thua!
Mos e bën orën me timen
 
nëse s'krenohesh me të parët e tu,
nëse të mira për ta nuk thu'!
Mos e bën orën me timen
nëse mendon tjetrin në kurthë ta vësh,
 
dhe terrin në vatër t'ia lësh!
Mos e bën orën me timen
nëse je armik i punëtorit,
nëse mendon ta vrasësh vëllanë
 
e ta thyesh besën e malësorit!
Mos e bën orën me timen
nëse gjuhën e nënës varros,
e të huajën e ngre në qiell, ndër yje, hënë e diell!
 
Mos e bën orën me timen
se saktësisht orën s'ta tregon,
nëse vëllanë si sytë s'e don!
 
Mos e bën orën me timen
nëse kur s'është për të kënduar bilbilin dëgjon,
nëse kur s' ke liri për të s' lufton!
 
Voturi: 1
E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara

Cometarii

This reply was deleted.