Poezii de Xhemi Nokshiqi Muzai, S.U.A

 

7158041471?profile=RESIZE_400x

Çarçafi i Mumjes

 

Kapur fort ...

në një trekëndesh të çuditshëm 

Fytyrat e shenjtëruara nga pritja ...!

,kandilat u ndriçonin

Dashuroheshin marrëzisht me eren 

Dhe plakëshin para se dashurin te fillonin

 

Në errësirë .do t'u shfaqeshin 

 linjat e sekretet nje nga nje.....

Qielli do tu vinte si dashnor i ri....

 

Prej mishit janë lerni t'u hyje "drita fallko"

Te lodhur e të vyshkur rrezohëshin 

në segmentet shkarpa...?

Buzët u lëshonin bojë manushaqe

ngjyra te kuqerremta,në letra  të  grisura  si flatra

 

Trupin   kanë mbuluar me çarçafin 

e mumjes së trisht

Shtruar në shtratin e vjeter te bardhe e antik

Pulsi me hapin e jetes me vrull  u godet

Duke sfiduar kohen e humbur që u iken shpejt

Pa shijen e puthjes...

 

 

Era e ashpër u la  njollë te bardhë 

Në mjekrën n e dashnorit te ri

E  moshe e rrudha ne ballë

Gulshime vitësh shprehur  pa fjalë

 

Me mutacionin e heshtjes me mallë

Dashuria u kishte ikur ende pa ardhë....

 

Koha ka ardhur

 

U ngrite ti Covid , ti gjeme e tradhëtisë

Që nga stepat e Azise ashtu tinëz e shtruar

Fluturove mbi oqeane me helmin e vetmisë

Dhe botës i solle vdekje , jetën e kercenuar

 

Çështë kjo pandemi , kjo sëmundje njerëzisë

I vjen rrotull globit njerëzimin ta shfarosë

Që nga mesjeta zgjedhur  armët e ligësise

Qyteterimin tonë të kercënoj e ta plagosë

 

Rruget  , lagjet, qytetet u nxine me arkivole

Gjithë bota u rrenue nga ky perbindësh i zi..

Shpirtërat e pafajshem o Zot pse i more?

Të lutem strehoi  pranë vetes në qiellin tënde gri..

 

Pranverë o stine e bukur erdhe në shpirtin tim.

Kur vdekja e shkretë covid pranë meje qendron

Per  botën mbarë lutem kerkoi sot shpetim

Dhe Loti i mallit të jetës  faqën ma përshkon

 

Buzët më dridhen , as zë më nuk kamë

Nuk e di më kush jeni ,nuk di  se  kush jam?

 

 

Strukesha brenda vetës nga tmerri i paparë

Tjetërsoj krejt botën zhvlerësoj dhe besimin

Të marrosur dhe të çmendur nuk shohin as vëllan

Mallkuar qoftë o zot kush mban në shpirt cinizmin

 

E pyetem pranveren deri kur me ankth e lot.?

korbat  që klithnin  mbi trupa që s'u varrosen dot

E unë qē nga lindja e diellit të perlotur rri e veshtroj

Edhe ne u shterrofte oqeani, une prap o zot besoj...

 

BUTTERFLY 

 

Me fustanin prej lulesh, si zanat zbukuruar

Perëndesh e qiellit ti  flutur  zbrite

buzeqeshje pentagrameve  me nota kaltëruar

Hidhje valsin e dadhurise nga zemra   jote 

Që kurr nuk u shua

 

Me dritat e natës të vezullonte dashuria 

E fytyrën   tënde  të shkelqente pa mend..

Simfonin e dashurisë kur e  filloje 

Mbi pedale te pianos ti zure vend...

 

Mbretërit me frymen tënde zemrat i ushqenin

Bjondin me sy te zi" Butterfly"fluturon

Fytyra dhe shikimi  te shkelqen ndritë dhe rrezaton

Muzika e Bethovenit si prush  ty të gjalleron

 

mbremjeve hidhje valsin ne pallatet mbretërore 

Meshkujt pritnin ne line me ty te vallëzonin

Shpirti  u godiste me flaken që ti ndizje prore

Me ritmin e simfonise krahet e tu të vezullonin

 

Gjithë elegance i stolisje mbremjet  madhore

Njerëzit  deheshin me bukurin tende perrallore

Me pije freskuese njomnin buzën e shkrumuar

Deshirat i hedhnin qirinjëve nepër parvaze te dritarëve ndezur, kush do te fitonte ty?,,

 

Butterfly  lozonjare larte drejt qiellit  fluturoje

Te gjithe u çuditën nga finalja e muzikes drithërore 

Ofshamat u elektrizuan me qiellin kur ti dashuroje

Me henën,  dashurinë   "love in moon"...

Voturi: 1
E-mail me when people leave their comments –

You need to be a member of vocealiterara to add comments!

Join vocealiterara

Cometarii

This reply was deleted.